Në emisionin e kësaj jave shpërthyen debatet mes të ftuarve pas pretendimeve të Sheh Bedri Osmanollaj nga Tarikati Kaderi lidhur me drejtuesit fetarë në Kosovë. Deklaratat e tij u kundërshtuan menjëherë nga gazetari i konfesionit të krishterë, Emanuel Demaj, i cili i cilësoi ato si të pavërteta.
Përplasja nisi kur Sheh Bedriu pretendoi se Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, viziton Tyrben e Sulltan Muratit, si dhe pretendoi se Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, u kishte drejtuar dikur serbëve thirrjen “vëllezër”. Për të mbështetur deklaratat e tij, Osmanollaj publikoi edhe një video gjatë transmetimit live.
I ftuar në këtë panel ishte gjithashtu edhe Tim Shkupi, i njohur ndryshe si “Imami i Shqiptarëve”, i cili ndoqi debatin mes Osmanollajt dhe Demajt mbi figurat qendrore fetare në vend.
Ndiqeni emisionin e plotë për të parë përplasjen e plotë dhe argumentet e secilit prej të ftuarve.
