Daily Mail: Projekti i ri i komunitetit mysliman shqiptar në Londër provokon përplasje me banorët e zonës

Një projekt per ndërtimin e një qendër te re fetare dhe komunitare shqiptare në Queen’s Park, në veriperëndim të Londrës, ka shkaktuar debat mes banorëve të zonës.

Daily Mail raporton se projekti parashikon shembjen e ndërtesës ekzistuese dykatëshe, një ish-pub, dhe ndërtimin e një godine 13-katëshe që do të shërbejë si qendër për komunitetin mysliman shaiptar.

Propozimi i paraqitur nga Komuniteti Musliman Shqiptar dhe Qendra Kulturore e Mbretërisë së Bashkuar parashikon tre kate me ambiente lutjeje, një morg, hapësira komunitare, salla per aktivitete, klasa edukimi, kafene, restorant dhe ambiente per veprimtari bamiresie e kulturore.

Sipas raportimit të “Daily Mail”, aplikimi për leje ndërtimi ka marrë 238 kundërshtime nga banorët, ku një pjesë e konsiderueshme shprehet kundër projektit. Kritikët ngrenë

shqetësime kryesisht për permasat e godinës, trafikun, parkimin, zhurmën dhe ndikimin e saj në karakterin urban te zonës.

Një banor, i cili nuk pranoi të identifikohej, tha për “Daily Mail” se është e vështirë të justifikohet një ndërtesë e përmasave të tilla duke pasur parasysh numrin e objekteve të tjera fetare në zonën përreth.

“Është e vështirë të kuptohet se si ka nevojë lokale për një mega-xhami 13-kateshe në Queen’s Park kur tashmë ka 15 te tjera në një rreze prej tre miljesh”, u shpreh ai.

Komuniteti Musliman Shqiptar dhe Qendra Kulturore e Mbretërisë së Bashkuar kanë deklaruar se ndërtesa e re është e nevojshme për shkak të rritjes së komunitetit dhe se projekti nuk do të shërbejë vetëm për aktivitetet fetare.

Sipas organizatës, financimi do të sigurohet përmes huamarrjes, donacioneve te anëtareve dhe mbështetjes nga organizata bamirëse fetare dhe islame me bazë në Mbreterine e Bashkuar.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME