Një nga pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të pezullojnë nga detyra kryeministrin Edi Rama dhe të hapin rrugën për krijimin e një qeverie teknike.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi deklaroi se Gjykata e Lartë duhet të ndërhyjë për pezullimin e kryeministrit.
“I kërkojmë Gjykatës së Lartë pezullimin nga detyra të kryeministrit Rama. Të hapet rruga për një qeveri teknike”, u shpreh ai.
Protestuesi kërkoi gjithashtu ndjekje penale për politikanët që, sipas tij, janë të korruptuar, si edhe ndalimin e daljes së tyre jashtë vendit dhe sekuestrimin e pasurive.
