Me 170 vota pro qëndrimit të Abdixhikut, Osmani reagon pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

Kandidatja për presidente nga LDK-ja dhe bartësja e listës së kësaj partie në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku mbeti në krye të partisë.

Osmani, përmes një postimi, e ka cilësuar këtë rezultat si një fitore me rëndësi të veçantë.

“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani.

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, Abdixhiku siguroi mbështetjen e shumicës së delegatëve, me 170 vota kundër shkarkimit të tij, përballë 152 votave pro largimit nga pozita e kryetarit.

Osmani iu bashkua LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku garoi si bartëse e listës së kësaj partie, pas përfundimit të mandatit të saj si presidente e Kosovës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME