Aktivisti i moçëm i LDK-së, letër Abdixhikut: Ju kemi dhënë mundësinë tri herë, ka ardhur koha për lidership të ri

Aktivisti i ditëve të para të LDK-së, Bajram Gecaj, i është drejtuar me një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka kërkuar nga i pari i LDK-së që të hap rrugë për një kapitull të ri në parti.

Në letrën e tij, ai ka treguar se kur filluan përçarjet në LDK dhe cilat ishin gabimet e Abidxhikut gjatë udhëheqjes së kësaj partie.

“Ne ju kemi mbështetur dhe ju kemi dhënë mundësinë tri herë, me përkushtim dhe pa rezerva. Tani ka ardhur koha që LDK-ja të hapet ndaj një kapitulli të ri dhe t’i japë mundësi një lidershipi tjetër për ta rikthyer partinë aty ku e meriton, në vendin e parë të skenës politike. Sepse një parti si LDK-ja nuk duhet të pajtohet kurrë me vendin e tretë”, ka shkruar ai nder të tjera në letrën e tij.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME