Marrëdhëniet SHBA-Europë: NATO lëviz drejt përmbushjes së kërkesave të Trump për mbështetje ushtarake

Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, deklaroi se vendet europiane kanë reaguar ndaj qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump dhe po sigurojnë zbatimin e marrëveshjeve për përdorimin e bazave ushtarake.

Duke folur për gazetarët gjatë një samiti të Komunitetit Politik Europian në Armeni, Rutte pranoi se kishte pasur pakënaqësi nga ana e Shteteve të Bashkuara lidhur me kontributin e disa vendeve aleate.

“Po, ka pasur një farë zhgënjimi nga pala amerikane, por europianët e morën mesazhin”, u shpreh ai.

Më herët, Trump kishte akuzuar disa vende të NATO-s se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur SHBA-në në konfliktin me Iranin, duke rritur presionin ndaj aleatëve për një angazhim më të madh ushtarak dhe logjistik.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME