Eskalon situata në studio: Fatime Koka i hedh ujë në fytyrë të burgosurit të Idrizovës

Në emisionin “Kojshia Show”, të ftuar kësaj radhe ishin gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Fatime Koka, dhe Maliq Ismajli.

​Pjesë e emisionit ishte edhe një i burgosur nga burgu i Idrizovës, me të cilin gazetarja Koka kishte realizuar më parë një intervistë në ambientet e burgut. Situata u tensionua kur i burgosuri, i cili nuk pranoi të identifikohej, u përfshi në një debat të ashpër me gazetaren.

Gjendja eskaloi deri në përplasje fizike, me ç’rast gazetarja Koka i hodhi gotën me ujë në fytyrë. Pas këtij momenti, moderatori e ndërpreu emisionin.

​Ndiqni videon e plotë më poshtë për të parë se çfarë ka ndodhur.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME