E dhimbshme, 29 vjeçari vdes në vendin e punës në Gjakovë

Pasditën e së enjtës ka ndodhur një tragjedi në Gjakovë. Një punëtor 29 vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.

“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Vlera Krasniqi- zyrtare për Informim nga policia e Kosovës, për rajonin e Gjakovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME