Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërqeli ka mohuar kategorikisht pretendimin e Nehat Gecit, xhaxhait të deputetit Fatos Geci, se gjoja ai është autori i fjalimit skandaloz të nipit të tij në Kuvendin e Kosovës.
“Sa i përket fjalimit, deputeti ka reaguar duke thënë se fjalimin e ka shkruar vet. Sa më përket mua, dihet publikisht qëndrimi im për krerët e UÇK-së në Hagë”, ka thënë Kërqeli.
“Kam qenë në vizitë në Hagë në vitin e parë të paraburgimit, ku kam takuar të gjithë të paraburgosurit një nga një. Në dy protestat e organizuara kam bërë thirrje publike për pjesëmarrje, e kam marrë pjesë edhe vet”.
“Lutem sot, e dje e çdo ditë që ata sa më parë të kthehen në mesin e familjeve të tyre”.
