Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm për Thaçin: Është i një subjekti tjetër, besojmë në pafajësinë e UÇK’së

Deputeti Faton Geci, gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit të Kosovës kishte kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Geci i cili kishte thënë se Thaçi do ta ndjek fati i Naim Murselit, i cili u dënua dje (e martë) me burgim të përjetshëm.

“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, kishte deklaruar Geci mes të tjerash.

Për këtë deklaratë skandaloze të deputetit, Faton Geci është pyetur shefi i ekzekutivit dhe njëherësh kryetari i VV’së, Alblin Kurti, raporton Periskopi.

Kurti para mediave ka thënë se beson në pafajësinë e krerëve të UÇK-së.

“Tashmë kjo ka ndodhur nga Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV’së. Ju e dini qëndrimin tonë ndaj Gjykatës Speciale e cila është një Gjykatë jo normale, jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimitare tëe popullit të Kosovës bartëse e të cilës ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), dhe në pafajësinë e katër krerëve të cilat po mbahen padrejtësisht në Hagë”, tha Kurti.

Kurti tutje ka thënë se “Ndërkaq në anën tjetër kryetarja e Kuvendit e cila njëkohësisht është edhe ushtruese e presidentes, Albulena Haxhiu ia tërhoqi vrejtjën, ia ndërprehu fjalën deputetit edhë për shkak të gjuhës edhe për shkak të komentit që bëri. Unë jam vetë kryetar i VV-së, dhe vetëm kryeministër i Kosovës. Nuk jam kryetar i naj komisioni disiplinor, aq më pak për dikënd që i përket tjetër kujt””.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME