Trump: Irani do të kthehet në tryezën e negociatave dhe të na japë gjithçka që duam

Presidenti amerikan, Donald Trump parashikoi të dielën se Irani do të kthehej në tryezën e negociatave, ndërsa paralajmëroi se mund ta eliminonte Iranin brenda një dite.

“Parashikoj që ata të kthehen dhe të na japin gjithçka që duam”, tha Trump për Fox News në një bisedë telefonike.

Ai gjithashtu mbrojti kërcënimin e tij javën e kaluar se një “qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë më”, duke pretenduar se deklarata është ajo që e solli Teheranin në tryezën e negociatave.

“Kur flas për një qytetërim. Ai me të vërtetë ka ndryshuar. Me të vërtetë ka ndryshuar. Por mendoni për këtë. Atyre u lejohet të thonë, ‘Vdekje Amerikës. Vdekje kësaj. Dhe unë bëj një deklaratë. Ata thonë, Oh, sa punë e madhe. Ajo deklaratë i solli ata në tryezën e negociatave dhe ata nuk janë larguar prej andej”, tha ai.

Duke folur pasi bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit përfunduan në Pakistan pa një marrëveshje, Trump përsëriti kërcënimet e bëra para negociatave se do të synonte infrastrukturën energjetike të Iranit.

“Mund ta shkatërroj Iranin brenda një dite. Brenda një ore, mund të kisha të gjithë energjinë e tyre, gjithçka, çdo central të tyre, centralet e tyre gjeneruese të energjisë elektrike, gjë që është shumë e rëndësishme. Dhe e urrej ta bëj, sepse nëse e bëj unë, do të duhen 10 vjet për ta rindërtuar, ata nuk do të jenë kurrë në gjendje ta rindërtojnë. Dhe gjëja tjetër që heq janë urat”, tha ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME