Misioni i avionëve të ngritur këtë pasdite pritet të zgjasë 15 orë ose më shumë…
Tre bombardues të rëndë B-1B Lancer të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAF) u ngritën nga baza ajrore RAF Fairford në Gloucestershire në orën 16:45 të dielën, në një mision që vlerësohet se ka shumë gjasa të jetë i drejtuar drejt Iranit. Secili prej këtyre avionëve ka kapacitet të mbajë një numër armësh të njohura si “shkatërruese bunkerësh”.
Sipas raportimeve, avionët B-52 dhe B-1B kanë operuar nga kjo bazë për javë të tëra, duke kryer sulme ndaj objektivave të ndryshme me përdorimin e një kombinimi bombash të drejtuara JDAM dhe raketash kruz me rreze të gjatë veprimi.
Misioni i avionëve të ngritur këtë pasdite pritet të zgjasë 15 orë ose më shumë, duke përfshirë disa furnizime me karburant gjatë rrugës dhe në kthim, çka tregon për një operacion me rreze të gjatë dhe kompleksitet të lartë logjistik.
Kjo lëvizje duket se ka lidhje me ultimatumin e presidentit Donald Trump, i cili më herët ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e “shkatërrimit të gjithçkaje dhe marrjes në kontroll të naftës” në Iran në rast se nuk arrihet shpejt një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Megjithatë, në nj intervistë për Fox News, Trump u shpreh se ekzistojnë “shanse të mira” që një marrëveshje të arrihet që nesër.
“Ata po negociojnë tani”, deklaroi ai.
Në një prononcim tjetër për Wall Street Journal, Trump paralajmëroi se nëse Irani përpiqet të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, ata do të humbasin çdo termocentral dhe çdo objekt tjetër energjetik që kanë në të gjithë vendin. Ai kishte vendosur më parë një afat deri të hënën, 6 prill, për arritjen e një marrëveshjeje nga ana e Iranit.
Në një postim të ri në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “E martë, ora 20:00 sipas kohës lindore!”, duke nënkuptuar afatin e fundit.
Ngritaj e avionëve B1-B, mund të jetë një formë presionin ndaj Iranit, për t’i treguar se ndryshe nga paraljmërimet e mëparshme, ai tashmë nuk po luan më blof.
Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës, do të “rihapet” vetëm kur dëmet financiare nga lufta të “kompensohen plotësisht”. Ndërkohë që bota mbarë, e kapluar nga kriza energjetike kthen sytë nga Teherani për të parë përgjigjen e tyre.
