Vritet një gjeneral i lartë iranian bashkë me familjarë në një sulm

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kanë konfirmuar vrasjen e Jamshid Eshaghi, gjeneral major në forcat e armatosura iraniane dhe këshilltar i shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Sipas një deklarate të shpërndarë nga mediat iraniane, Eshaghi u vra në një sulm së bashku me disa anëtarë të familjes së tij, pa u dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane njoftuan më herët gjatë ditës se ceremonia mortore për komandantin e marinës së IRGC-së, admiralin Alireza Tangsiri, i cili gjithashtu u vra në një sulm izraelit, do të mbahet të hënën.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME