Azemi: KEDS/KESCO po vjedh me njehsorë elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media para KEDS/KESCO.

Ai ka thënë se këtë konferencë po e mban në këtë vend për t’iu ofruar dëshmi për siç ka thënë Azemi që ata kanë rrejt dhe se kanë manipuluar dhe kanë vjedhë me njehsorë elektrikë.

“Du me i dorëzu këto dëshmi dhe me ju tregu që faktet nuk rrejnë, këta po rrejnë sepse kanë inkasu të hyra, mjete financiare paligjshëm ndaj qytetarëve të Kosovës dhe kanë dalë kanë thënë që po manipulohen të dhënat. Nuk po manipulohen të dhënat. Tash do të hy dhe do të kërkojmë takim me menaxhmentin e KED-sit edhe me ua shpjegu me ua dhënë këto fakte, pra kjo është vepër penale, këtu duhet me dhënë përgjegjësi, e prej këtu duhet me shku edhe te zyra e ZRRE-së sepse nuk e kanë monitoru implementimin e vendimeve për tarifat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Azemi.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME