Sonte, rreth orës 19:00, një incident brenda familjes Gashi në fshatin Majac të Podujevës ka përfunduar me vrasje dhe të plagosur.
E dyshuara, Ardita Gashi rreth 30-vjeçe, dyshohet se ka vrarë burrin e saj dhe ka plagosur dy të afërm të familjes, përkatësisht gruan e axhës dhe një person tjetër.
Pas ngjarjes, ajo dyshohet se ka tentuar të marrë jetën vetes duke u vetëplagosur.
Viktima është burri i të dyshuarës dhe është nga Obiliqi, ndërsa identiteti i tij dhe i të plagosurave ende nuk janë bërë të ditura.
Autoritetet policore janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e rastit tragjik.
Rastin e ka konfirmuar Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë:
“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, tha Gashi.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
