Pentagoni: Ushtria amerikane ka goditur mbi 8 000 objektiva ushtarake në Iran

Kreu i Komandës Amerikane të Lindjes së Mesme, CENTCOM, Brad Cooper, njoftoi se forcat ushtarake amerikane kanë goditur 8,000 objektiva në Iran, duke degraduar aftësitë ushtarake të Teheranit.

Cooper tha se ushtria mbetej gjithashtu e përqendruar në eliminimin e kërcënimit “prej disa dekadash” nga Irani ndaj transportit të lirë të tregtisë në të gjithë Ngushticën e Hormuzit

“SHBA-ja lëshoi bomba të shumta 5,000 paundëshe në një strukturë nëntokësore të vendosur përgjatë vijës bregdetare të Iranit në fillim të kësaj jave”, tha ai.

“Teherani po përdorte strukturën e përforcuar nëntokësore – për të ruajtur në mënyrë diskrete – raketa kruz anti-anije, lëshues raketash të lëvizshme dhe pajisje të tjera që paraqisnin një rrezik të madh për transportin ndërkombëtar”, tha Cooper.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME