VIDEO/ Momenti kur kryeministri i Australisë përballet me kritika nga besimtarët! Largohet nga xhamia mes tensioneve

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, u detyrua të largohej më herët nga një vizitë në një xhami në Sidnej, pasi situata u bë e tensionuar. Personat brenda filluan t’i bërtisnin dhe ta shanin drejtpërdrejt.

Albanese dhe Ministri i Brendshëm Tony Burke ndodheshin në xhaminë Lakemba, një nga më të mëdhatë në Australi, pasi ishin ftuar nga liderët e komunitetit për të marrë pjesë në namazin e Bajramit të premten në mëngjes, sipas kohës lokale.

Disa pjesëmarrës i akuzuan të dy se janë “mbështetës të gjenocidit”, duke thirrur “boo” dhe “largohuni nga këtu”, ndërsa një lider i xhamisë mbante një fjalim ku kërkonte që qeveria të angazhohej më mirë me komunitetin mysliman australian.

Brenda komunitetit mysliman në Australi ka pakënaqësi të thellë ndaj reagimit të qeverisë për luftën Izrael-Gaza, si dhe rritjes së islamofobisë në vend.

Pas përfundimit të fjalimit, kryeministri u largua nga xhamia duke kaluar mes turmës.

Menjëherë pas eventit, Shoqata Myslimane Libaneze, që administron xhaminë, lëshoi një deklaratë ku theksoi se Albanese ishte i mirëpritur në lutje dhe se do të “vazhdojnë të hapin” dyert e tyre.

“E kuptojmë se emocionet janë të forta, veçanërisht për shkak të vuajtjeve të vazhdueshme në Gaza dhe shkatërrimit në Liban. Këto nuk janë çështje të largëta për komunitetin tonë,” thuhej në deklaratë.

Më vonë, Albanese u tha mediave se ishte mirëpritur nga shumica e mbi 30,000 pjesëmarrësve në xhami, e cila muajt e fundit ka qenë objekt i disa letrave kërcënuese.

“Pjesa dërrmuese e pritjes ishte jashtëzakonisht pozitive,” tha ai.

Ai sugjeroi se trazirat nga disa protestues mund të lidhen me vendimet e fundit të qeverisë për të ndaluar organizata ekstremiste si Hizb ut-Tahrir, një grup që kërkon krijimin e një qeverie të vetme islame dhe që është akuzuar për përkrahje të terrorizmit.

Më herët, Albanese kishte postuar në rrjetet sociale për vizitën, duke e quajtur “nder” pjesëmarrjen në lutje, së bashku me foto ku shihej duke përshëndetur besimtarët.

Ngjarja e së premtes nuk është hera e parë që politikanët përballen me pritje të përziera në evente të Bajramit, me kritikët që thonë se festat fetare nuk duhet të përfshijnë politikë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME