Arabia Saudite ka njoftuar se pas sulmeve iraniane gjatë natës, “edhe ai pak besim që ekzistonte më parë është shkatërruar plotësisht”.
“Arabia Saudite ruan të drejtën të veprojë ushtarakisht kundër Iranit dhe çdo besim në marrëdhëniet me Teheranin është dëmtuar”, tha ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al-Saud.
Kujtojmë se mbrëmë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, janë regjistruar disa shpërthime, raportoi aljazeera.
Sipas raportit, në Riad janë dëgjuar disa shpërthime, ndërsa në gjithë qytetin janë dëgjuar edhe sirena alarmi.
Siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite, ushtria e këtij vendi ka kapur dhe shkatërruar katër raketa balistike që ishin lëshuar drejt Riadit.
Saudi Arabia's Foreign Minister Prince Faisal bin Farhan Al Saud slams Iran:
The Kingdom will not succumb to pressure. On the contrary, this pressure will backfire.
We reserve the right to take military action if deemed necessary. When the time comes, the leadership of the… pic.twitter.com/H6JrVsOx9Z
— Clash Report (@clashreport) March 19, 2026
Mbetjet nga interceptimi kanë rënë në zona të ndryshme të kryeqytetit, njoftoi ministria, duke shtuar se vlerësimet e para nuk tregojnë për dëme apo të lënduar.
