Përurohet sot segmenti i rrugës Vushtrri–Prishtinë

Sot do të mbahet ceremonia zyrtare e përurimit të segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë, në të cilën do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.

Ceremonia e prerjes së shiritit është planifikuar të zhvillohet në fshatin Gojbulë, te hyrja e segmentit të zgjeruar të rrugës nga Vushtrria në drejtim të Prishtinës.

Ky segment përfaqëson një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidh dy qytetet kryesore të Kosovës, duke synuar rritjen e qarkullimit më të mirë dhe lidhshmërisë midis zonave përreth.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME