Pamje +18/ Skandali seksual që pushtoi futbollin turk “ogur i mirë” për Elif, tani gjyqtarja turke po përfiton nga popullariteti i saj…

Gjyqtarja e re turke e futbollit, Elif Kararslan, po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale për shkak të formave të saj.

Një vit e gjysmë më parë ajo u gjend në qendër të një polemike të madhe, pasi një videoje intime të publikuar.

Për shkak të gjithë kësaj situate, reagoi edhe Federata e Futbollit e Turqisë, e cila mori vendim për pezullimin e përhershëm të Kararslan nga detyrat e gjyqtares.

Historia rozë përfshin gjithashtu edhe gjyqtarin 61-vjeçar Orhan Erdemir, një ish mbikëqyrës i gjyqtarëve dhe një zyrtar i lidhur me FIFA-n, me të cilin ajo dyshohet se kishte një marrëdhënie intime në videon kontroverse.

Të dy janë përjashtuar përgjithmonë nga futbolli. Megjithatë, ish-lojtarja e Beshiktashit pretendon se është viktimë e manipulimit.

Ajo nisi procedurat ligjore për të pastruar emrin e saj dhe pretendon se videoja në fjalë është krijuar në të vërtetë me ndihmën e inteligjencës artificiale, domethënë, është përmbajtje e gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Pas skandalit, ajo vendosi të përfitonte nga popullariteti i saj duke u shitur ndjekësve të saj “përmbajtje ekskluzive”. Është interesante se para incidentit ajo kishte rreth 300.000 ndjekës në rrjete, dhe tani ka pothuajse 700.000!

Derisa çështja të sqarohet, emri i saj mbetet ndër më të kërkuarit në internet në Turqi, dhe shumë e shohin atë si një nga gjyqtaret më tërheqëse në skenën e futbollit. Megjithëse, ajo nuk ka arbitruar kurrë nivelin më të lartë të futbollit turk./Espreso

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME