Reuters: Shtetet e Gjirit i bëjnë presion SHBA-së për të neutralizuar përgjithmonë Iranin

Shtetet arabe të Gjirit nuk i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të shpallin luftë ndaj Iranit, por disa prej tyre po i kërkojnë Uashingtonit të mos tërhiqet në gjysmë të rrugës, duke lënë Teheranin të vazhdojë të kërcënojë furnizimin jetik me naftë dhe ekonomitë e rajonit. Kështu bëjnë të ditur tre burime nga Gjiri për agjencinë Reuters.

Sipas të njëjtave burime, si dhe pesë diplomatëve perëndimorë dhe arabë, SHBA po ushtron presion ndaj vendeve të Gjirit që të bashkohen me një front të përbashkët me Izraelin kundër Iranit. Tre prej tyre theksojnë se ish-presidenti amerikan Donald Trump synon të sigurojë mbështetje rajonale për të rritur legjitimitetin ndërkombëtar të kësaj fushate, si dhe për të forcuar mbështetjen e brendshme.

“Ekziston një ndjenjë e përhapur në të gjithë Gjirin se Irani ka kaluar çdo vijë të kuqe me vendet e rajonit”, deklaroi Abdulaziz Sager, president i Qendrës Kërkimore të Gjirit me bazë në Arabinë Saudite. Ai shtoi se fillimisht vendet e Gjirit kundërshtonin përshkallëzimin e konfliktit, por sulmet e fundit kanë ndryshuar perceptimin ndaj Iranit.

Zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimet se nëse Irani ruan kapacitete të konsiderueshme ushtarake dhe prodhimi armësh, mund të vazhdojë të kërcënojë furnizimin global me energji sa herë që tensionet rriten.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME