Mbrëmjen e të mërkurës, Kimberly Guilfoyle u pa duke hyrë në ambientet e Edi Rama në Kryeministri, ku u prit personalisht nga Rama. Pamjet, të xhiruara rastësisht nga një celular pranë parkut të Piramidës, tregojnë momentin e takimit mes tyre.
Vizita e ambasadores Guilfoyle nuk ishte njoftuar zyrtarisht dhe as Kryeministria, as Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nuk dhanë koment. Interesant është fakti që Guilfoyle nuk ishte shoqëruar nga personeli i ambasadës amerikane në Tiranë, duke i dhënë vizitës një karakter të veçantë dhe enigmatik.
Guilfoyle njihet për lidhjet e saj të ngushta me Donald Trump Jr. dhe konsiderohet një nga figurat kyçe të rrethit të ngushtë të Trump në politikën amerikane, ndërsa në Athinë shpesh përshkruhet si “zonja e hekurt e diplomacisë amerikane”.
