Krasniqi thotë se opozita e ka vetëm edhe sot një mundësi të fundit për ta parandaluar bllokadën

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Albert Krasniqi ka thënë se opozita e ka vetëm edhe një mundësi të fundit për ta parandaluar bllokadës e radhës që, sipas tij, po përgatitet nga Kurti, përmes krijimit të kushteve për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kjo, sipas Krasniqit, mund të arrihet duke nominuar një kandidat të dytë për President, krahas Konjufcës tashmë të propozuar dhe duke qëndruar në sallë vetëm gjatë raundit të parë të votimit, për t’u larguar ne raundet pasuese.

“Në këtë mënyrë aktivizohet rrjedhja e afatit kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e Presidentit. Nëse brenda këtij afati Presidenti nuk zgjidhet, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME