Media amerikane: Kapacitetet e Iranit kanë mbetur të paprekura

Një gazetë amerikane ka analizuar luftën mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke sugjeruar se struktura shtetërore dhe ushtarake e Iranit mbetet e fortë dhe e organizuar në nivele të larta.

Sipas analizës së publikuar nga Politico, Irani nuk mund të krahasohet me vende të tjera ku SHBA ka ushtruar presion politik apo ushtarak.

Gazeta thotë se Irani “nuk është Venezuela”, duke nënvizuar se situata dhe sistemi i tij politik janë shumë më kompleksë.

Në analizë thuhet se ish-presidenti amerikan Donald Trump kishte menduar se situata mund të zgjidhej shpejt, duke marrë si shembull Venezuelën. Por sipas Politico, Irani është një shtet fetar me një stabilitet politik që zgjat prej më shumë se pesë dekadash, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Artikulli thotë gjithashtu se sistemi drejtues i Iranit është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të ruajë vazhdimësinë e pushtetit. Drejtimi i vendit mbështetet në një strukturë të ndërlikuar ku ndërthuren autoritetet fetare, politike dhe ushtarake, dhe ku ekziston një mekanizëm i projektuar për të zëvendësuar menjëherë drejtuesit në rast se krijohen boshllëqe në hierarki.

Sipas analizës, kjo strukturë e organizuar e bën shumë më të vështirë destabilizimin e sistemit politik të Iranit, ndryshe nga rastet e vendeve të tjera ku ndryshimi i pushtetit ka ndodhur më shpejt.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME