Izraeli sulmon Libanin, rregjistrohen 31 të vrarë dhe 149 të plagosur

Sulmet ajrore izraelite në Bejrut dhe në jug të Libanit kanë shkaktuar 31 viktima dhe 149 të plagosur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Sipas autoriteteve, bilanci i viktimave është paraprak.

Zhvillimet e fundit shënojnë hapjen e një fronti të ri në konfliktin që po përhapet në Lindjen e Mesme.

Mbrëmjen e kaluar, Hezbollah, grupi militant shiit libanez i mbështetur nga Irani, lëshoi raketa drejt qytetit izraelit Haifa. Në përgjigje, Izraeli ndërmori një ofensivë ajrore në shkallë të gjerë.

Sulmet shënjestruan bastionet e Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit, si dhe zona pranë aeroportit të qytetit. Ndërkohë, në jug të Libanit, Izraeli u ka bërë thirrje banorëve të më shumë se 50 fshatrave që të evakuohen, ndërsa sulmet në ato zona vazhdojnë.

Hezbollahu konsiderohet i dobësuar pas goditjeve të marra nga Izraeli në luftën e zhvilluar 18 muaj më parë. Megjithatë, për shkak të lidhjeve të forta ideologjike, fetare dhe financiare me Iranin, përfshirja e tij në këtë konflikt është parë si e pashmangshme, në një situatë ku tashmë pothuajse të gjitha vendet e rajonit janë të përfshira.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME