Vjosa Osmani mbështet sulmet e SHBA-së kundër Iranit: Ka ardhur ora e lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mbështet sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit ndërsa shkruan se “ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit”, falë udhëheqjes së SHBA-së dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Osmani thekson se Republika e Kosovës, si gjithmonë, qëndron e palëkundur përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Ajo i ka dënuar sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve në Lindjen e Mesme dhe ka shtuar se Kosova do të vazhdojë t’i mbështesë veprimet e ndërmarra nga SHBA dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian, duke i dhënë një shans përfundimtar lirisë dhe paqes.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME