Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dorëzoi kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu dhe shefave të grupeve parlamentare për inicimin e debatit parlamentar lidhur me moszbatimin e legjislacionit pozitiv dhe realizimin e të drejtës në pensionin e moshës.
Kjo, krahas pensionit dhe beneficioneve të përcaktuara me ligjin për kategoritë e dala nga lufta.
Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, tha se Kuvendi duhet të nxjerr një rezolutë, ku e obligon Ministrinë e Financave për përfitimin e pensioneve të dyfishta.
“Kuvendi nuk duhet ta shoh normën ligjore si abstrakte, por të shoh edhe dimensionin social”, tha ai.
