Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka hyr në objektin e Gjykatës Speciale, ku do ta përcjell nga afër seancën e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Para hyrje në gjykatë, ai ka shprehur kritika e tij ndaj kësaj gjykate.
Ai është shprehur i bindur në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.
“Këta njerëz tashmë e kanë marrë një ndëshkim, sepse procesi zgjati as shumë sa që të gjithë pretendojnë së bashku që u shkel e drejta elementare e njeriut e cila mbrohet edhe me Koneventen e Kombeve të Bashkuara, edhe me Konventën e Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe me Kushtetutën tonë. Kjo është e drejta që personi të gjykohet në kohë të arsyeshme. Kjo e drejt, ma merr mendja, që u shkel në mënyrë të dhunshme, sepse janë bërë 5 vite e 3 muaj që këta drejetues të UÇK mbahen të izoluar dhe larg familjeve të tyre dhe larg shtetit të tyre. Pra ka qenë një shkelje brutale e të drejtës për me pasur gjykim të arsyeshme në kohë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai ka vlerësuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.
“Lufta e popullit të Kosovës ishte luftë e drejtë, mbrojtëse dhe e pastër. Qëllimi i saj nuk ishte sulmi ndaj asnjë populli tjetër, por përballja me forcat serbe që kryen krime në Kosovë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë institucion”, është shprehur Konjufca.
