1.7 C
Pristina
E martë, 17 Shkurt, 2026

FOTO/ I vranë nipin me thikë në Angli, këngëtarja shqiptare në zi! Artistja bën dedikimin prekës

Këngëtarja shqiptare Ganimete Abazi, e njohur për publikun si Ganja, ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ajo ka humbur nipin e saj në një moshë të re, Lorik Abazi, 22-vjeç, i cili ka mbetur i vrarë gjatë një sherri me thikë në Angli.

Përmes një mesazhi prekës në Instagram, Ganja ka shprehur dhimbjen e saj, duke theksuar sa e padrejtë është jeta dhe sa mund të godasë në vendet ku dhemb më shumë.

“Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë’, ka shkruar ajo.


Jeta po dijka shpeshherë të jetë e padrejtë dhe të godasë aty ku dhemb më së shumti.

Pusho në paqe, nipi jem, shpirti jem, sepse ne do të jetojmë me dhimbjen për ty, me kujtimet dhe dashurinë që na dhe

Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë”, ka shkruar Ganimete Abazi

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME