7.4 C
Pristina
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Haradinaj për presidentin: U kam shkruar Hamzës dhe Abdixhikut, të mos na zë dita vendimtare pa plan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sërish nëse do të jetë kandidat për president të vendit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Haradinaj tha se ai nuk është kandidat për këtë post, dhe as nuk ka bazë kandiduese.

“Unë mendoj se nëse opozita po të mundte ta nxirrte një kandidat të vetin, ose mua, ose cilindo prej kryetarëve të partive, një figurë, e me mbledh votën, do ta bënim një balancë të pushtetit. Unë nuk jam kandidat sepse nuk kam as bazë kandiduese, sepse duhen 30 nënshkrime”, tha ai.

Pos tjerash, i pari i AAK-së tha se për çështjen e presidentit i ka dërguar letër për bashkëpunim kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Megjithatë, sipas tij, nuk ka marrë ndonjë qartësi nga ky ofrim bashkëpunimi nga ana e tij.

“Jam ofruar për bashkëpunim me gjet zgjidhjen në këtë çështje. Iu kam shkruar letër edhe zotëri Hamzës edhe zotëri Abdixhikut që të ulemi dhe të diskutojmë, që mos me ardh dita e zgjedhjeve dhe ne mos me ditë e mos me pas një plan. Me thënë të drejtën nuk kemi ardhur në një qartësi në këtë temë”, u shpreh Haradinaj.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME