7.4 C
Pristina
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Turqia paralajmëron për Iranin, plas lufta nëse SHBA këmbëngul të zgjerojë marrëveshjen

Ministri i Jashtëm turk paralajmëroi se zgjerimi i bisedimeve bërthamore me Iranin, për të përfshirë programin raketor balistik dhe aktivitetet rajonale, do të rrezikonte nisjen e një lufte të re.

“Nëse SHBA këmbëngul për t’i adresuar të gjitha këto çështje njëkohësisht, rezultati do të jetë shpërthimi i një lufte tjetër në rajon”, tha Hakan Fidan në një intervistë për Financial Times, duke iu referuar arsenalit raketor të Iranit dhe mbështetjes së tij për grupet militante.

Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë së Ankarasë, SHBA dhe Irani po tregojnë fleksibilitet lidhur me marrëveshjen bërthamore, me Uashingtonin që duket se është i gatshëm të tolerojë pasurimin e uraniumit deri në një farë niveli.

“Iranianët janë gati të pranojnë se duhet të arrijnë një ujdi me amerikanët, ndërsa amerikanët e kuptojnë se iranianët kanë disa limite të caktuara. Është e pakuptimtë të përpiqesh t’i detyrosh ata”, tha ministri i Jashtëm turk.

Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani do të vazhdojë të kërkojë heqjen e sanksioneve financiare dhe do të këmbëngulë mbi të drejtat e pasurimit të uraniumit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME