Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, shkruan Reporteri.net.
Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga shefja e shtetit para pak minutash.
Me marrjen e mandatit, Kurti është larguar nga Zyra e Presidentes në drejtim të sallës së Kuvendit.
Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 3 pritet të mbahet sonte.
Ora e seancës nuk është caktuar ende.
Paraprakisht, u mbajtë seanca konstituive e Kuvendit.
Albulena Haxhiu u zgjodh Kryetare, teksa Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Slavko Simiq dhe Emilija Rexhepi nënkryetarë.
Pas konstituimit të Kuvendit, Haxhiu u bëri thirrje deputetëve që të qëndrojnë në objekt për seancën e radhës.
