Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku ka vlerësuar si tejet të rëndësishme praninë dhe vëmendjen që iu kushtua Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si një zhvillim shumë pozitiv edhe për Shqipërinë, pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, nismë e Donald Trump.
Në programin e drekës në News24, Çollaku tha se fakti që si Kosova ashtu edhe Shqipëria kanë marrë ftesë për të qenë pjesë e proceseve dhe forumeve të rëndësishme ndërkombëtare, tregon se dy shtetet shqiptare po shihen si faktorë strategjikë në Ballkan.
“Është një lajm shumë i mirë që edhe Shqipëria mori ftesë. Dy vende, dy shtete shqiptare me ftesë, është sinjal i qartë për rolin e tyre në rajon”, u shpreh ai për programin e drekës në News24.
