1.8 C
Pristina
E martë, 27 Janar, 2026

Gazi lotsjellës në protestë: A u helmuan protestuesit? Karamuço zbulon detaje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” në Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me gazin lotsjellës të hedhur ndaj protestuesve të shtunën gjatë protestës kombëtare të PD para Kryeministrisë.

Karamuço shpjegoi se në uji nuk është hedhur piper sikur është spekuluar pasi sipas tij nuk është e mundur. Ai thekson se uji ka shumëfishuar përmbajtjen e koktejleve të hedhura të cilat kanë krijuar një re e cila ka shkaktuar irritime dhe probleme për frymëmarrjen për protestuesit.

Sa i përket skadimit të koktejleve ai theksoi se policia i blen një herë në dy vite dhe se pas skandimit i përdor për trajnime dhe jo ndaj protestuesve.

“Ka ndodhur qe uji ka rritur efektin e gazit. Absolutisht jo është e ndaluar, nuk ke sesi e hedh në uji piperin. Ato cisterna janë me uji dhe janë të predispozuar që të japin bombat e ujit qe shtyjnë protestuesit. Nuk e kanë këtë metodikë, është 0 shanse të ketë ndodhur kjo.

Kur hedh ujin dhe kap në atmosfere përmbajtje të CSS-së atëherë shumëfishohet menjëherë. Ajo reja që thotë gazetarja shumëfishohet në lëkurë. Edhe ai që nuk është prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga uji u rritet intensiteti.

Tani ka një gjë aty, policia e shtetit blen njëherë në dy vit, blen nga këto bombola ose granata. Ajo është një koktej, përbërësi kryesor klor benzinedini por ka edhe nënprodukte të tjera kimike që bëjnë koktejlin e famshëm. Është irritues kimik për këtë është. Ti ndjen vështirësi në frymëmarrje”, tha ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME