5.5 C
Pristina
E shtunë, 24 Janar, 2026

Nga intervista me Sekiraqën si gazetar te 109 arrestime: Kush është kryeprokurori i Prizrenit?

Emri i Kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka qenë në qendër të vëmendjes në media dhe rrjete sociale në dy ditet e fundit. Ai drejtoi një operacion të madh në luftën kundër krimeve zgjedhore, duke shënuar një ndër aksionet më të mëdha të këtij lloji.

Kryeziu koordinoi operacionin në Prizren, i cili rezultoi me arrestimin dhe dërgimin në mbajtje të 109 personave të dyshuar për manipulim votash.

Para se të merrte drejtimin e Prokurorisë së Prizrenit, Kryeziu ka pasur një karrierë të spikatur në gazetari. Ai ka qenë pjesë e ekipit të BIRN, ku u dallua për hulumtimet e tij në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë”.

Një nga momentet kyçe të karrierës së tij si gazetar mbetet intervista e vitit 2012 me Enver Sekiraqën, një figurë e njohur për sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik në dy dekadat e fundit.

Më shumë se 100 persona u ndaluan dje, si të dyshuar për dallavere me vota. Kryeprokurori Kryeziu, deklaroi se keqpërdorimi shkon deri në 60 mijë vota.

“Ditë më parë kemi paralajmëruar sse manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohet. Secili prej atyre që ka guxuar të fusë duart në votat dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit. Dua ta bëj të qartë se këtu nuk bëhet fjalë për numërimin e votive te subjekteve politike më 28 dhjetor, por bëhet fjalë për manipulime Brenda llojit, aty ku katër subjektet e mëdha politike, kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar se larg syve të policisë dhe prokurorisë mund të manipulojnë dhe mund t’ia dalin pa të keqe. Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetëra votave edhe pse KQZ nuk ka ndonjë marzhë tolerance. Këtu nuk bëhet fjalë as për dhjetëra as për qindar, por për mijëra vota të manipuluara dhe falsifikuara”, tha Kryeziu.

Gjatë konferencës për media të pretmten, ai ka thënë se deri me tani janë lëshuar 109 vendime për ndalim.

“Sot 4 prokurorët e departamentit të krimeve të rënda janë marrë me procese dhe kanë dal edhe neper stacione policore. Dhe kanë lëshuar 109 vendime për ndalim. Pra, deri në momentin që po flasin i kemi 109 të ndalur për vepra penale të falsifikimit të rezultateve zgjedhore, për presion e kanosje e për dhënie e marrje të ryshfetit”, ka thënë Kryeziu.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME