Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë enjte ndodhet në Davos ku ka marrë pjesë në firmosjen e themelimit të “Bordit të Paqes” për Gazën. Osmani shihet krah homologut të saj, Donald Trump. Ata komunikojnë shkurtimisht para se të firmosin.
Bordi i Paqes u firmos nga përfaqësues të Bahreinit, një përfaqësues të Marokut, kryeministri i e Armenisë, presidenti i Azerbajxhanit, kryeministrin i Bullgarisë dhe kryeministrin e Hungarisë.
Gjithashtu kanë firmosur presidenti i Indonezisë, zëvendëskryeministri i Jordanisë, kryeministri i Pakistanit, kryeministri i Katarit, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite dhe ministri i Jashtëm i Turqisë. Në fund firmosën edhe presidenti i Uzbekistanit dhe kryeministri i Mongolisë.
