0.8 C
Pristina
E diel, 18 Janar, 2026

Reagon Rama: Shqipëria nuk do të paguaj 1 miliardë € për Bordin e Paqes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në X lidhur me lajmet që qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale në lidhje me Bordin e Paqes, duke i cilësuar si të pasakta dhe të nxitura nga qëllime politike.

Në postimin e tij, Rama thekson se disa pretendime të shpërndara në media janë gënjeshtra ndërsa shkruan se Shqipëria e sotme është një vend i respektuar ndërkombëtarisht dhe se angazhimi i tij është i përqendruar te besimi i qytetarëve shqiptarë dhe respekti në arenën botërore.

Ai e përfundon shkrimin e tij me metaforën: “Sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.”

Reagimi i plotë i Ramës

“Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!

🌪️Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB

❌GËNJESHTËR

🌪️Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO

❌GËNJESHTËR

🌪️Palestinezët do të vijnë në Shqipëri

❌GËNJESHTËR

E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë:

Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.

Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.

Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”, shkruan Rama.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME