1.8 C
Pristina
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Kush është 26-vjeçari që pritet të ekzekutohet me varje në Iran, takoi vetëm 10 min familjen

Një protestues iranian 26-vjeçar, i arrestuar prej pothuajse një jave, pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në protestat antiqeveritare që kanë tronditur Iranin. Zhvillimi vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje hapur qytetarëve iranianë që “të vazhdojnë të protestojnë”, duke shprehur edhe mbështetje. Por kjo deklaratë ka shkaktuar reagime diplomatike nga Teherani.

Donald Trump, i pyetur në një intervistë për CBS lidhur me ekzekutimin e të riut, paralajmëroi masa shumë të ashpra nëse dënimi me vdekje do të zbatohet.

“Do të marrim masa shumë të forta. Nëse bëjnë diçka të tillë, do të reagojmë me masa shumë të forta”, u shpreh ai, duke shtuar se, për të ilustruar qëndrimin e tij, i referohej operacioneve të mëparshme të SHBA-së, përfshirë ndërhyrjen në Venezuelë dhe eliminimin e ish-kreut të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, në vitin 2019.

“Nuk duam të shohim atë që po ndodh në Iran. Është një gjë kur njerëzit protestojnë, por është tjetër kur fillojnë të vriten mijëra persona. Tani po më flisni për varje. Do të shohim si do t’u dalë kjo. Nuk do t’u dalë për mirë”, shtoi ai.

Sipas organizatës norvegjeze për të drejtat e njeriut Hengaw, Erfán Soltani, nga qyteti Fardis në perëndim të Teheranit, pritet të ekzekutohet më vonë gjatë ditës. Ai ishte arrestuar në lidhje me protestat në qytetin Karaj, në datën 8 Janar, dhe prej asaj dite po mbahet në burg.

Gazeta amerikane “The Sun” raportoi se ai besohet të akuzohet për “luftë kundër Zotit”, gjë që dënohet me vdekje në Iran.

Mbështetësit pretenduan se atij nuk iu lejua të kërkonte këshilla ligjore dhe gjithashtu nuk iu dha mundësia të mbrohej dhe kundër tij u dha një vendim me vdekje me varje. Sipas raportimeve, familja e Soltanit u informua më 11 janar 2026 se ai ishte dënuar me vdekje, dhe ekzekutimi i tij thuhet se ishte planifikuar të zhvillohej më 14 janar 2026. Familja thuhet se pretendoi se nuk u ishte thënë pse u arrestua ose cili autoritet e kreu arrestimin.

Ai u lejua të shihte familjen e tij vetëm për dhjetë minuta dje për t’i thënë lamtumirë, raportoi The US Sun, duke cituar aktivistët.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME