-0.1 C
Pristina
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Aeroplanët rusë fluturuan drejt Britanisë, NATO aktivizoi aeroplanët e fuqishëm

Aeroplanë luftarakë të NATO-s u ngritën në fluturim për t’u përballur me bombardues strategjikë rusë që fluturuan pranë ujërave britanike në Ditën e Krishtlindjeve, duke shkaktuar shqetësim në qarqet ushtarake dhe diplomatikë të Evropës Perëndimore.

Bombarduesit rusë Tu‑95MS, të cilët kanë kapacitet për të mbajtur armë bërthamore, u dërguan në një fluturim të gjatë mbi Detin Barents dhe Detin Norvegjez, në veri të Skocisë, afër hapësirës ajrore britanike, raporton themirror.

Ky lloj aeroplani përdoret shpesh nga Rusia për misione të zbulimit dhe të demonstrimit të forcës, duke rritur tensionet në rajon.

Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, bëhej fjalë për një “fluturim të planifikuar” mbi ujërat neutrale, por zyrtarët perëndimorë e vëzhguan fluturimin dhe vendosën masa monitorimi, duke ndjekur çdo lëvizje të bombarduesve rusë nga ajri dhe radarët tokësorë.


Gjatë misionit, bombarduesit u shoqëruan nga avionë luftarakë rusë Su‑33, të cilët ofruan mbështetje dhe siguruan një korridor të sigurt për aeroplanët strategjikë.

Fluturimi zgjati më shumë se shtatë orë, duke përfshirë kalimin pranë disa zonave të rëndësishme ushtarake dhe kufijve të hapësirës ajrore të vendeve aleate.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME