2.7 C
Pristina
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Kaos në Moskë, mbyllet qielli, Rusia “në flakët” e luftës, Ukraina kryen sulm masiv me dronë

Ukraina i flet Rusisë me gjuhën që di më mirë, atë të forcës. Ushtria e Kievit ka zhvilluar një nga sulmet më masive ndonjëherë, duke lëshuar me qindra dronë. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se rrëzoi 287 dronë gjatë natës.

Të paktën 40 prej tyre po shkonin drejt kryeqytetit. Një total prej 133 fluturimesh u anuluan, u vonuan ose u devijuan nga katër aeroportet ndërkombëtare të Moskës për shkak të sulmit masiv. Ukraina mori përgjegjësinë për një sulm me dron në një platformë nafte në Detin Kaspik, sipas mediave të Kievit, duke cituar burime të inteligjencës së SBU-së.

Kjo është hera e parë që Kievi ka goditur një strukturë ruse të lidhur me prodhimin e naftës në rajon. Dronët “goditën platformën e naftës Filanovsky, në pronësi të Lukoil”. “Janë raportuar të paktën katër sulme në platformën në det të hapur, duke ndërprerë prodhimin e naftës dhe gazit nga më shumë se 20 puse që ajo i shërben”.

Nga ana tjetër, edhe Rusia ka vazhduar me veprimet luftuese me sulme të ndryshme. Ministria e mbrojtjes pretendon se ka bërë përparim në terren duke pushtuar plotësisht qytetin strategjik Liman në rajonin e Harkivit. Gjithashtu thuhet se ka pushtuar terren edhe në Donjeck.

“Operacioni Aviacioni Taktik, me sulme me dronë, raketa, artileri dhe trupa ka shkaktuar dëm në industrinë energjetike dhe të naftës të përdorur nga ushtria e Ukrainës, gjithashtu ka frenuar dislokimin e formacioneve të armatosura të Ukrainës dhe të mercenarëve të huaj”, lexohet në një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes. Ndërsa më tej pretendohet se janë shkatërruar raketa amerikane HIMARS dhe një raketë me rreze të gjatë veprimi Neptun.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME