0.7 C
Pristina
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Lavrov: Rusia nuk do luftë, por do veprojë nëse forcat evropiane vendosen në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi këtë të mërkurë se Rusia nuk dëshiron një përshkallëzim me Evropën, por paralajmëroi se do të përgjigjet ndaj çdo veprimi armiqësor, duke dhënë edhe shembuj konkretë.

Gjatë “orës së qeverisë” në Këshillin Federal, Lavrov theksoi se vendi i tij nuk ka asnjë qëllim të përfshihet në një luftë me Evropën, por nuk do të hezitojë të reagojë nëse ndodhin lëvizje armiqësore nga ana e evropianëve.

Ministri i Jashtëm rus u referua veçanërisht mundësisë së vendosjes së forcave ushtarake evropiane në Ukrainë, si dhe planeve për konfiskimin e pasurive ruse.

“Sikurse ka theksuar Presidenti Vladimir Putin, ne nuk kemi asnjë qëllim të shkojmë në luftë me Evropën. Nuk kemi qëllime të tilla. Por do të përgjigjemi ndaj çdo veprimi armiqësor, përfshirë vendosjen e forcave ushtarake evropiane në Ukrainë dhe konfiskimin e pasurive ruse. Ne jemi tashmë të përgatitur për këtë reagim”, deklaroi Lavrov.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME