U nis nga Prishtina, avioni del nga pista në Stamboll

Një incident ka ndodhur në aeroportin “Sabiha Gökçen” të Stambollit, ku një avion i kompanisë AJet, tip Boeing 737-800, që ishte nisur nga Prishtinë, ka dalë nga pista menjëherë pas uljes. Aeroplani me numër fluturimi TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës, ka devijuar dhe është ndalur në skajin e saj.

Sipas informacioneve zyrtare të konfirmuara edhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi, të gjithë pasagjerët janë evakuuar pa lëndime, duke zbritur përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë për përdorimin e daljeve të emergjencës.

Nuk është raportuar për persona të lënduar dhe udhëtarët kanë vazhduar itinerarin e tyre nga aeroporti drejt destinacioneve përkatëse.

Në një njoftim për mediat, kompania AJet sqaroi se avioni ka kryer një ulje të rregullt, por gjatë lëvizjes ka përfunduar jashtë saj për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur Stambollin.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME