Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar homologun e tij, Volodymyr Zelensky se ekziston mundësia që SHBA-të ta tradhtojnë Ukrainën në territor dhe me paqartësi mbi garancitë e sigurisë.
Der Spiegel tha se kishte siguruar një përmbledhje në anglisht të bisedës telefonike të së hënës, ku përfshiheshin ato që i quajti citate të drejtpërdrejta nga krerët e qeverive evropiane, në të cilat ata shprehën dyshime rreth qasjes së Uashingtonit ndaj marrëveshjes.
Presidenti francez e përshkroi fazën aktuale të tensionuar të negociatave si një rrezik të madh për presidentin e Ukrainës, i cili është në vështirësi, sipas përmbledhjes. Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz , thuhet se shtoi se udhëheqësi ukrainas duhej të ishte shumë i kujdesshëm.
“Ata po luajnë lojëra si me ty ashtu edhe me ne”, u raportua t’i ketë thënë Merz.
Revista tha se edhe udhëheqës të tjerë shprehën shqetësimet e tyre, me Alexander Stubb të Finlandës, i cili thuhet se paralajmëroi “nuk duhet ta lënë Ukrainën vetëm me këta djem”.
Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte – i cili në publik është shumë komplimentues për Trumpin – thuhet se tha se ishte dakord me Stubbin “që ne duhet ta mbrojmë Volodimir-in”.
Muajin e kaluar, Uashingtoni paraqiti një propozim me 28 pika për të ndaluar luftën në Ukrainë, të hartuar pa kontributin e aleatëve evropianë të Ukrainës dhe të kritikuar si një pasqyrim shumë i afërt me kërkesat e Moskës.
