‘Rënia e Ikarusit’/ Fotografia e pabesueshme e një parashutisti që ‘kalon’ Diellin

Një fotograf ka realizuar një imazh mahnitës të një parashutisti që duket sikur po bie nga Dielli.

Fotografia spektakolare, e titulluar “Rënia e Ikarusit”, është shkrepur nga Andrew McCarthy, i specializuar në fotografimin e Diellit. Ai shpjegon se për të kapur momentin e duhur u desh planifikim i jashtëzakonshëm dhe saktësi teknike.
Parashutisti, muzikanti Gabriel Brown, u hodh nga rreth 1,070 metra lartësi, sipas Daily Mail.

Për të fokusuar njëkohësisht Diellin dhe parashutistin, kamera duhej të vendosej në tokë, në një distancë prej 3.2 kilometrash. Në praktikë, McCarthy kishte vetëm një pjesë të sekondës për të fiksuar momentin kur figura e parashutistit kalonte përpara objektivit.

Rezultati mbresëlënës u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke marrë vlerësime nga dashamirës të fotografisë dhe entuziastë të hapësirës. Madje edhe Elon Musk e përgëzoi fotografin, duke komentuar: “Foto e bukur.”

McCarthy tregon se rreshtimi perfekt ishte sfida më e madhe: “Pati disa tentativa me avionë që ishin shumë afër vijës së duhur, por jo mjaftueshëm. Ata u desh të rrotulloheshin për një orë derisa u pozicionuan saktë në fushën time të shikimit. Mua më pëlqen kontrasti mes njeriut të vogël dhe yllit tonë të madh e të fuqishëm. Pikërisht ky kontrast e bën fotografinë kaq të veçantë. Tregon se, pavarësisht përmasës sonë të vogël, jemi të aftë për kaq shumë.”

Edhe astronauti i NASA-s, Don Pettit — i konsideruar një nga fotografët më të mirë në botë — e vlerësoi punën e McCarthy-t, duke shkruar thjesht: “Uau!”

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME