Clark: Hashim Thaçi nuk ishte komandant ushtarak

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark tha se Hashim Thaçi nuk ka qenë komandant ushtarak.

Ai e përshkroi Thaçin si person bindës dhe me autoritet.
“Ai ishte një prej personave atje (në Rambuje), ishte personi më me autoritet, më i riu, më bindësi, pra ishte personi që ishte i veshur më mirë i kishte flokët më të përshtatshme, meqë e kuptova unë ai jetonte në Zvicer, fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht asokohe, ishte pak e vështirë të komunikonim me njëri-tjetrin. Ai nuk ishte komandanti ushtarak”, tha Clark në Hagë

Clark u pyet nga mbrojtja se “arritët te përfunimi se nuk ishte komandant ushtarak sepse ai nuk iu ndihmojë për të identifikuar objektiva dhe nuk e kishte fare idenë ose kuptim

Clark: Po. Kur u takova me të herën e tretë unë kërkova ndihmë, por nuk morëm asnjë ndihmë se nuk e kishte idenë se çfare po ndodhte në baza të operacionev ushtarake apo jo?.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME