Regjimi i Vuçiqit, përmes Radoiçiq, vazhdon kërcënimet ndaj avokatit Niniq – shpërndan propagandë përmes Telegramit

Rasti i plagosjes së Milan Vukashinoviq nga Leposaviqi, i cili u qëllua në shpinë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike të Nishit, vazhdon të intrigojë publikun në Serbi.

Megjithëse incidenti ndodhi në rrethana të paqarta, institucionet refuzojnë të japin informacion zyrtar.

Prokuroria e Lartë Publike në Prokuplje nuk ka dhënë përgjigje për pyetjet e përsëritura të portalit Nova.rs, ndërsa hetimi mbi plagosjen dhe dyshimet e shërbimeve serbe të sigurisë ndaj Vukashinoviq-it mbetet i paqartë.

Heshtja e vazhdueshme ka shqetësuar publikun dhe ka ngritur dyshime për veprime pas skenave.

Avokati i familjes, Ivan Niniq, ka denoncuar kërcënime ndaj tij, të cilat sipas tij lidhen me publikimin e informacioneve dhe fotove rreth plagosjes së Vukashinoviqit.

“Kjo është mafie që rrethoi shtetin, u qëlluan 23 plumba, qëlluan një burrë pas shpine! Prokurori në Prokuplje ka heshtur për 13 ditë dhe nuk tregon kush e qëlloi Milan Vukashinoviqin”, shkroi Niniq në rrjetin social X.


Pas avokatit, kërcënime janë regjistruar edhe ndaj gazetarit Nemanja Saroviq, i cili publikoi një video të bisedës me Vukashinoviqin.

Kërcënimet kanë ardhur kryesisht nga kanali i Telegramit “Corridor”, i njohur si i afërt me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, si dhe nga përdorues të rrjeteve sociale Instagram dhe Facebook.

Rasti i Milan Vukashinoviq vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjeshme dhe misterioze në Serbi, ndërsa autoritetet heshtin dhe kërcënimet ndaj atyre që ndjekin rastin rritin shqetësimet për sigurinë dhe integritetin e hetimeve.
Autoritetet e Kosovës dyshojnë se u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe, vazhdon të shkaktojë spekulime në publik, pasi autoritetet serbe nuk dhanë asnjë deklaratë – edhe dhjetë ditë pas incidentit.

“Kërcënime të ngjashme, gjithashtu për shkak të publikimit të informacionit në lidhje me plagosjen e Vukashinoviq, iu drejtuan avokatit Ivan Niniq. Saroviq theksoi se ai beson se kërcënimet janë serioze, veçanërisht duke pasur parasysh se kërcënimet e bëra ndaj Oliver Ivanović dhe Milan Vukashinoviq nga i njëjti vend ose një vend i ngjashëm u realizuan dhe se ato rezultuan në vdekjen e Oliver Ivanović dhe plagosjen e rëndë të Milan Vukashinoviq”, tha më tej.

Çfarë ka ndodhur me Milan Vukashinoviqin?

Milan Vukashnoviq nga Leposaviqi u plagos fundjavën e kaluar në rrethana të pashpjegueshme pranë fshatit Jelakce të Kosovës.

Informacioni për plagosjen e Vukashinoviq u publikua në rrjetin social X nga avokati Ivan Niniq, i cili bëri edhe një sërë pyetjesh të pakëndshme në lidhje me këtë të shtënë.

Vukashinoviq u plagos me disa të shtëna në shpinë, dhe siç pretendoi Niniq, persona të veshur me uniforma ushtarake, por pa asnjë shenjë dalluese, në xhipa pa targa dyshohet se ishin të përfshirë në të gjitha ato.

Pasi u plagos, Vukashinoviq u transferua në një spital në Nish dhe dyshohet se ai u josh për në vendin e sulmit duke u ftuar në një takim.

Përmes Telegramit – gurpit “Koridor”, Serbia vazhdon të përhap lajme të rreme

Avokati Ivan Niniq, në anën tjetër, thotë se nuk e di nëse klienti i tij është akuzuar për ndonjë krim dhe se nuk ka asnjë institucion me të cilin mund të komunikojë, sepse autoritetet serbe nuk japin informacione.

Por, narrativi se Millan Vukashinoviq është “spiun” po përhapet përmes kanaleve në Telegram.

Më 8 nëntor, kanali “Koridor”, i cili ka mbi 10.000 përdorues, shkroi se “çdo spiun do të ndëshkohet”.

Me mesazhin se “një nga spiunët më të mëdhenj dhe më të respektuar është në duart tona”, u publikuan edhe fotografi të postimeve të mëparshme, duke përfshirë një listë të serbëve që dyshohet se bashkëpunojnë me shërbimet e inteligjencës në Kosovë.

Kjo listë përfshin edhe emrin e Milan Vukashinoviqit, me nofkën “Duduk”.
Në shënjestër për shkak të konfliktit me Listën Serbe

Vukashnoviq ishte tashmë në shënjestër të mediave pro-regjimit për shkak të konfliktit të tij me listën serbe.

Është gjithashtu interesante që, pas disa ditësh heshtjeje të institucionit, mediat e regjimit njoftuan sa vijon – anëtarët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në bashkëpunim me organe të tjera shtetërore në zonën e Rashkës arrestuan dy persona nga strukturat e sigurisë me dyshimin për spiunazh.

Mediat e regjimit të Vuçiqit deklaruan se ishte një aksion në të cilin u plagos Milan Vukashinoviq dhe pretenduan se ai u qëllua nga shërbimet e sigurisë ndërsa po përpiqej të arratisej.

Në vitin 2023, Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, ku u vra një polic kosovar. Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Në kallëzimin penal, avokati Niniq tha se Millan Vukashinoviq kishte “traditë të gjatë të konfliktit personal me Millan Radoiçiqin” dhe se ekzistonin “arsye të justifikuara që i dëmtuari të rrëmbehej dhe të lihej pa jetë në rrethana të paqarta”.

Prokuroria e Lartë në Prokuple nuk dha asnjë deklaratë për këtë rast dhe nuk iu përgjigj as pyetjeve në lidhje me të./Telegrafi/

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME