Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së. Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend”, shkruan Hamza.

Ai shton se tash është koha për një PDK të bashkuar.

“Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, thotë Hamza.

Tutje shton se do të angazhohet për një PDK që ruan vlerat e partisë.

“Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja. Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash”, përfundon Hamza.

Kandidatura e tij vjen një ditë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME