Mjegulla ndihmon forcat ruse të depërtojnë më thellë në qytetin kyç ukrainas – dalin pamjet e rusëve duke hyrë me motoçikleta

Mjegulla e dendur u ka mundësuar trupave ruse të lëvizin më tej në qytetin kyç strategjik të Pokrovskut në Ukrainën lindore.

Korpusi i 7-të Ajror Sulmues i Ukrainës thotë se kushtet e motit, veçanërisht mjegulla e dendur, e kanë shtyrë Moskën të intensifikojë përpjekjet e saj për të futur numër gjithnjë e më të madh ushtarësh në qytetin e rrënuar dhe për të rrethuar forcat ukrainase.

Forcat ruse kanë kaluar më shumë se një vit duke u përpjekur të pushtojnë qytetin. Ushtria e Ukrainës thotë se tani mund të ketë 300-500 rusë atje dhe Presidenti Voloydymyr Zelensky thotë se situata mbetet e vështirë.

Ndërkohë, shefi i ushtrisë Oleksandr Syrskyi thotë se situata në vijën e frontit në rajonin juglindor të Zaporizhzhisë është “përkeqësuar ndjeshëm”, me humbjen e tre vendbanimeve.

Syrskyi tha megjithatë se Rusia ishte më aktive rreth Pokrovskut. Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shfaqen ushtarë rusë duke udhëtuar hapur nëpër një rrugë me mjegull, me makina dhe motorë civilë.


BBC ka verifikuar vendndodhjen ku është filmuar videoja, periferia jugore e qytetit në autostradën Selidove-Pokrovsk.

Për disa ditë me radhë mjegulla pengonte shikueshmërinë për të kryer zbulime ajrore, thotë një pilot droni nga njësia “Shershni Dovbusha” e brigadës së 68-të me shenjën e thirrjes “Goose”.

Kjo është arsyeja pse, i tha ai BBC-së, rusët madje kishin “guxuar” të nisnin sulme duke përdorur një kolonë automjetesh, të cilat normalisht do të ishin zhdukur menjëherë nga dronët ukrainas.

Piloti i dronit ukrainas i tha BBC-së njësia e tij kishte zbuluar dhe eliminuar rregullisht grupe të vogla ruse që përpiqeshin të përparonin në këmbë dhe me motoçikleta. Ai shtoi se ata ishin gjithashtu të përfshirë në sprapsjen e sulmit të paraqitur në videon virale, që thuhet se është filmuar të dielën.

Sipas “Goose”, një pjesë e autokolonës u shkatërrua; megjithatë, për shkak të kushteve të motit nuk kishte video të pamjeve të momentit kur ata zmbrapsën sulmin, ndaj ai nuk ishte i sigurt nëse i gjithë grupi u godit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME