Një gjykatë në Moskë ka dënuar me 2 vjet burg 45 vjeçaren Alyona Polyn për “nxitje të urrejtjes” dhe “dhunës” kundër praktikuesve të feve tradicionale.
Ajo ishte bërë e njohur në Rusi si udhëheqëse e ritualeve magjike pro-Putin , por kjo nuk e shpëtoi nga problemet ligjore. Sipas zyrës së prokurorit të Moskës, “shtriga” mbështetëse e presidentit rus u turpërua nga një libër i titulluar “Emri im është Polyn”.
Sipas gjyqtarëve në gjykatën e Ivanteyevkës, midis viteve 2020 dhe 2023, “shtriga” pro-Putin shkroi “Emri im është Polin”, një libër “që synonte të nxiste urrejtje”, “të poshtëronte dinjitetin” e klerit ortodoks dhe “të kërcënonte dhe të nxiste dhunën kundër këtyre individëve”.
Gjykata arriti në këto përfundime pas një “analize të plotë psikologjike, gjuhësore dhe fetare mjeko-ligjore”. Dyqind kopje të veprës u shtypën më pas dhe u vunë në shitje në një platformë online.
Polyn u arrestua në lidhje me këtë rast në qershor 2024. Në atë kohë, oficerët sekuestruan disa sende nga posedimi i saj, duke përfshirë lakuriqë nate të mumifikuara, kama rituale, kafka dhe një altar.
