Është deklaruar Gani Haziri, pronari i lokalit ku do të shkonte sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku dhe i njëjti i mbyll për shkak të simpatizantëve të PDK-së.
Në një prononcim për media, Haziri tha se lokalin vendosi ta mbyllte që të mos eskalonte situata mes dy simpatizantëve të partive
“Asnjë palë nuk ka kërkuar që të lirohet hapësira, por e pash që gjendja po dilte nga kontrolli, për mos me e u bë diçka më e madhe. Unë e mora vesh nga punëtorët e mi, më thanë që po vjen Albin Kurti. Por e pash që po eskalon situata, dhe për këtë arsye mbylla lokalin”, u shpreh ai.
Tutje, ai tha se as simpatizantët e PDK-së dhe as nga të VV-së nuk kanë protestuar për të dalë nga lokali i tij.
Lokali ku do të shkonte Kurti sot gjendej në lagjen “Tavnik” të Mitrovicës së Jugut.
